Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.
Ky ishte takimi i parë pas formimit të qeverisë së re, dhe ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.
Sipas njoftimit për media, të dy palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për forcimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, ka dekalruar kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

