Policia ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve”.
Sipas njoftimit në raportin e Policisë, gjatë veprimeve hetimore janë konfiskuar si prova materiale dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

