Thursday, June 18, 2026
HomepafilterKonjufca dhe Dietz diskutuan për bashkëpunimin bilateral

Konjufca dhe Dietz diskutuan për bashkëpunimin bilateral

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ministria e Jashtme njofton se në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Dietz e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të MPJD-së takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMFAKosovo%2Fposts%2Fpfbid02NW2ebcAxF9q3ZqJQDuLW9TXXk8yFnt87Eck5vAHXPw36UzuoWs4H9rSRjoDGrohMl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram