Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëI kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedonisë

I kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedonisë

Policia e Kosovës njofton se ka ekstraduar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, që ishte kërkuar për veprën penale “Vrasje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, më 04.03.2026 ka kryer ekstradimin e personit me inicialet B.L. nga Republika e Kosovës për në Maqedoninë e Veriut.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kosovare pasi kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut. Ai dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë për veprën penale të vrasjes”, njofton policia.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet dy shteteve.

“Policia njofton se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe në funksion të gjurmimit, kapjes dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale brenda dhe jashtë territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në garantimin e sundimit të ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram