Në Kuvendi i Kosovës nesër do të mbahet seancë solemne me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kuvendit, seanca do të zhvillohet të enjten, më 5 mars 2026, me fillim nga ora 10:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është paraparë shënimi i 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë organizuar një mori aktivitetesh.
Kujtojmë se sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.
Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë.

