Monday, June 22, 2026
HomepafilterTrump: Le ta rishqyrtojmë anëtarësimin tonë në NATO

Trump: Le ta rishqyrtojmë anëtarësimin tonë në NATO

onald Trump tha se SHBA-të duhet të rishqyrtojnë anëtarësimin e tyre në NATO , duke kritikuar aleatët e tyre për mosndihmë në luftën me Iranin.

Anëtarësimi në NATO, tha Trump, është “sigurisht diçka për të cilën duhet të mendojmë”. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se SHBA-të nuk kishin asnjë detyrim për të ndihmuar kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke e barazuar pushtimin rus me luftën në Iran.

” Ne i ndihmuam ata, ata nuk na ndihmuan ne dhe mendoj se kjo është shumë keq për NATO-n”, tha Trump.

Trump tha se aleatët e NATO-s mbështesin qëllimin e SHBA-së për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore, por ngurrojnë të përfshihen në luftë.

“Askush nuk dëshiron që Irani të ketë armë bërthamore, sepse këta njerëz janë të çmendur. Ata janë absolutisht të çmendur, janë të ligj, të dhunshëm”, tha Trump. “Të gjithë pajtohen me këtë, por ata nuk duan të ndihmojnë.”

Me informacion nga CNN

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram