Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu javën e kaluar i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që t’i ftojë iranianët të protestojnë kundër qeverisë së tyre.Megjithatë, siç raporton Axios, Trump e hodhi poshtë idenë si shumë të rrezikshme.
“Pse dreqin do t’u thoshim njerëzve të dilnin në rrugë kur ata thjesht do t’i shfarosin”, i tha Trump Netanyahut, sipas një zyrtari amerikan.
Ndërkohë, amerikanët u paraqitën iranianëve planin e tyre për një armëpushim që do të zgjaste një muaj dhe gjatë të cilit duhet të sigurohej një fund i përhershëm i luftës.
Plani amerikan përmban 15 kushte për iranianët, por raportet e mediave iraniane thonë se është refuzuar.
Shtëpia e Bardhë, pavarësisht kësaj, deklaron se negociatat nuk janë në një rrugë pa krye dhe po përparojnë.

