Tre gazetarë libanezë u vranë në një sulm izraelit ndaj një makine në Libanin jugor, raportoi të shtunën televizioni libanez Al Manar.
Gazetari i Al Manar, Ali Shaib, dhe gazetarja e Al Majadin TV, Fatima Ftuni, u vranë kur automjeti i tyre u godit.Ministri i Informacionit i Libanit tha më vonë se vëllai i Fatimes, videografi Mohamed Ftuni, u vra gjithashtu në sulm.
Al Manar kontrollohet nga grupi libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani, ndërsa Al Majadin konsiderohet i lidhur nga ana editoriale me aleatët dhe mbështetësit e Iranit në rajon.Ushtria izraelite tha se kishte “eliminuar” Shaibin, të cilin e përshkroi si “terrorist” në njësinë e inteligjencës së Hezbollahut, i cili kishte raportuar mbi vendndodhjet e ushtarëve izraelitë në Libanin jugor. E akuzoi atë për “nxitje” kundër ushtarëve dhe civilëve izraelitë.
Deklarata nuk përmend viktima të tjera dhe as nuk ofron prova për të mbështetur pretendimin se Shaibi ishte anëtar i Hezbollahut, thekson Reuters.Hezbollahu i mohoi akuzat e Izraelit, duke thënë në një deklaratë: “Pretendimet e rreme të armikut nuk janë gjë tjetër veçse një shprehje e dobësisë dhe brishtësisë së tij, dhe një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësinë për këtë krim”.
Presidenti libanez Joseph Aoun i përshkroi gazetarët si “civilë që po kryejnë detyrën e tyre profesionale”.

