Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj.
Sipas njoftimit, ato kapin vlerën e afro 1 mijë e 500 eurove.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja. Gjatë procedurës së rregullt, drejtuesi i automjetit është pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast ai ka deklaruar se nuk posedon asgjë për deklarim. Bazuar në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me zyrtarët policorë, automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë”, njofton Dogana e Kosovës.
“Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në automjet ndodheshin mallra të padeklaruara, me një vlerë të përafërt rreth 1,500 euro. Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore”, thuhet tutje në njoftim.

