Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira, pasdite i kthjellët

Moti në Shqipëri me vranësira, pasdite i kthjellët

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat e dendura në orët e mesditës deri ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në relievet malore në lindje si dhe në malësitë e zonës së jugut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë./ATSH

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër8/20Re diell
Kukës7/16Re diell
Lezhë8/20Re diell
Dibër5/15Re diell
Durrës8/22Diell re
Tiranë9/23Diell re
Elbasan7/23Diell re
Berat6/22Diell re
Vlorë9/21Diell re
Korçë1/14Re diell
Gjirokastër4/20Re diell
Sarandë8/21Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram