Me rastin e festës së Pashkëve, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, uroi të gjithë besimtarët e krishterë në ditën e shenjtë të Ringjalljes së Hyjit.
Në mesazhin e saj urues, Gërvalla theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol i shpresës dhe vlerave univesale të paqës, mirësisë e dashurisë.
“Kjo festë le të sjellë në jetën tuaj shpresë të re, qetësi dhe më shumë mirësi.
Paçi ju dhe familjet tuaja shëndet, paqe dhe dashuri në zemër, si dhe gjithnjë gëzim të përbashkët”, është shprehur Gërvalla.
Në përmbyllje, ajo shprehu urimet më të sinqerta për harmoni e mbarësi në çdo familje.
“Harmoni e mbarësi për çdo familje! Pashkë të gëzuara, për shumë mot!”.

