Kjo gjellë me lulelakër është një vakt i lehtë dhe tepër i shijshëm i përditshëm, me fara pishe dhe rrush të thatë që bëjnë diferencën.Materialet
Porcione: 4
- 1 lulelakër e madhe
- 1 qepë e tharë, e grirë trashë
- 50 g fara pishe
- 50 g rrush të thatë, mundësisht të zi
- gjethet nga 3-4 degë majdanozi, të grira imët
- 200 g domate të konservuara të plota, të grira, me lëngun e tyre
- 1 lugë gjelle paste domatesh
- 60 ml vaj ulliri
- kripë, piper i sapobluar
Procedura
Shpërndani majdanozin, hiqeni, lëreni gjellën e lulelakrës me rrush të thatë të qëndrojë për rreth 10 minuta dhe shërbejeni.
Për të përgatitur gjellën me lulelakër dhe rrush të thatë, vendosini rrushin e thatë në një tas të vogël me rreth 40 ml ujë dhe lërini mënjanë të zbuten derisa të jenë gati për t’u përdorur.
Ndërkohë, në një tenxhere të thellë me ujë të valuar dhe të kripur, zieni lulelakrën për rreth 3-4 minuta, derisa të zbutet pak.
Kullojeni dhe lëreni për rreth 4 – 5 minuta që të kullojë mirë nga lëngjet.
Në të njëjtën tenxhere (tani bosh), ngrohni vajin e ullirit në zjarr mesatar dhe kaurdisni lulelakrën e zbardhur me qepën dhe farat e pishës për rreth 3-4 minuta, derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë.
Shtoni domaten, pastën, rrushin e thatë (së bashku me ujin në të cilin janë zhytur), kripën dhe piperin dhe vazhdoni kaurdisjen për rreth 1-2 minuta, duke i përzier ngadalë me një lugë druri.
Ulni temperaturën, shtoni 200 ml ujë, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ziejë ngadalë për 10 minuta, derisa salca të trashet dhe lulelakra të zbutet, pa u shkrirë.

