Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëMinistria e Industrisë e Tregtisë pret stabilizim të çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë e Tregtisë pret stabilizim të çmimeve të derivateve

Pavarësisht sinjaleve për qetësim në tregjet e naftës, mbetet në fuqi masa mbrojtëse për çmimin e derivateve. Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron se, nëse situata qëndron e qetë, çmimet mund të vazhdojnë të bien gradualisht.

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë pret stabilizim të çmimeve të naftës, megjithëse do të duhet pak kohë për të vlerësuar nëse tregu ka kaluar në gjendje normale dhe nëse ka hapësirë për destabilitet.

“Në situatën si e kemi, jemi duke e shikuar mundësinë e ndërhyrjes tek sektori i transportit dhe tek sektori i bujqësisë, si dy prej sektorëve që prekin kategoritë me të ndjeshme. Ndërsa tek të tjerët, tek sektorët të cilët ende e kanë mundësinë e operimit pa ndërprerje, ajo mbetet të shihet për një rrethanë tjetër. Por unë prapë shpresoj që me situatën e arritjes së armëpushimit, do të stabilizohet çmimi gradualisht”, tha Mimoza Kusari Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Projektligji për masat e përkohshme mbi produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg nxiti debat mes anëtarëve të Komisionit për Ekonomi. Sqarimet u fokusuan mbi rolin e bordit dhe përcaktimin e marzhës.

 “Pse gjithë këtë pavarësi ia keni dhënë këtij bordi edhe qysh doni ta përcaktoni marzhën”, pyeti Janina Ymeri e LDK-së.

“Ka nevojë që të procedohet sa më shpejtë edhe ne si komision ta bëjmë punën tonë në afate sa më të shkurtra kohore që të kemi një bazë ligjore që në rast se destabilizimit në treg, tu dalim në ndihmë qytetarëve”, tha Driton Hyseni i LVV-së.

“Është e paraparë që edhe kryesuesi i bordit, të mos mund të jetë një prej zyrtarëve që shkojnë exoficio të emëruar në detyrë zyrtare qoftë nga ministria apo autoriteti i konkurrencës, për të sigurua këtë pavarësi, proces që do të jetë në duart e deputetëve”, tha Kusari Lila.

Projektligji mori dritën e gjelbër nga Komisioni për Ekonomi dhe pritet të miratohet së shpejti nga ligjvënësit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments