Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëKomisioni për të Drejtat e Njeriut shpalli konkurs për Avokatin e Popullit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpalli konkurs për Avokatin e Popullit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpalli konkurs për pozitën e Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, gjatë raportimit para këtij komisioni, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, paraqiti fushëveprimtarinë e digasterit që udhëheq, duke theksuar se përmes Inspektoratit Qendror të Punës, Agjencisë së Punësimit dhe skemave sociale angazhohet në hartimin e politikave dhe monitorimin e shërbimeve sociale.

Ky dikaster, nga sivjet, në mënyrë të veçantë monitoron edhe sektorin e familjes, si dhe mbulon çështjet që lidhen me vlerat e luftës çlirimtare.

E pikërisht vlerat e luftës nxitën sërish debatin mes anëtarëve të komisionit, duke nxjerr në pah sërish ekspozitën për masakrat e Kosovës.

“Tendenca për të krijuar narrativë që dikush po dëshiron të mbrojë  babanë tim  nga unë është e papranueshme, është banale. Në fushë veprimtarinë time nuk më bie me hequr pankarta që kanë qenë, sepse ka mekanizma të drejtësisë në Kosovë që pastaj merren me mua pse e kam bërë një gjë të tillë, sepse tjetër kush i ka vendosur dhe është marrë me to. Në fushë veprimtarinë time më bie t’i mbrojë ato kur cenohen, të reagoj në mënyrë institucionale, gjë që e kemi bërë”, tha Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës.

“Dëmi politik është i jashtëzakonshëm, sidomos kur përmendet Burgu i Dubravës”, tha Nait Hasani, deputet i PDK-së.

“Kjo ekspozitë nuk rezulton me të vërtetën historike. Është një devijim që duhet të verifikohet”, tha Armend Zemaj, deputet I LDK-së.

Duke theksuar se mbrojtja e vlerave të luftës ka jo vetëm rëndësi institucionale, por edhe vlerë morale, ministri Hoti u bëri thirrje deputetëve të bashkohen për miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram