Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëZyba: Bëhet betejë për ta mbajtur Listën Serbe në institucione

Zyba: Bëhet betejë për ta mbajtur Listën Serbe në institucione

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka deklaruar se sipas tij po zhvillohet një betejë për ta mbajtur Listën Serbe në institucione, si dhe ka ngritur shqetësime për siç thotë ai mungesë të hetimeve për terrorizëm në veri pavarësisht fakteve të shumta.

“Pra, e kuptoni pse bëhet një betejë kaq e madhe për ta lënë Listën Serbe në institucione dhe në Kuvend, e as kur nuk hetohet me fakte të mjaftueshme për terrorizmin në veri dhe për antikushtetutshmërinë e vazhdueshme”, ka shkruar Zyba.

Ai ka thënë se seanca e djeshme është, sipas tij, një shembull konkret që tregon pse nevojitet, siç e quan ai, “një mashë e Serbisë” në Kuvend, duke iu referuar votimit për Gjykatën Kushtetuese.

“Seanca e djeshme ishte vetëm një shembull konkret për ta kuptuar pse u duhet një mashë e Serbisë në Kuvend. Shiheni votimin për Gjykatë Kushtetuese dhe binduni. Opozita e koordinuar, ndërkohë që Prokuroria e saj e zënë me përndjekje të atyre që janë VV”, ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments