Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovëGashi: Eliot Engel mbetet simbol i mbështetjes për lirinë e Kosovës

Gashi: Eliot Engel mbetet simbol i mbështetjes për lirinë e Kosovës

Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, deputetja Liza Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) mbajti një fjalim në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke vlerësuar kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gashi theksoi rolin e Engelit në ndërgjegjësimin e institucioneve amerikane dhe opinionit ndërkombëtar për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90, si dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm kundër represionit serb.

“Jemi mbledhur sot këtu për ta nderuar një kontribues të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, i cili kontribuoi shumë që ne të mund të flasim shqip sot në këtë foltore. Eliot Engel do të mbetet përjetësisht i skalitur në historinë moderne të Republikës sonë si kongresist amerikan që u rreshtua ndër të parët për kauzën tonë për liri”, tha Gashi.

Ajo shtoi se përmes kontakteve me komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe bashkëpunimit me organizatat e diasporës, Engel e bëri çështjen e Kosovës pjesë të agjendës ndërkombëtare.

“Që nga vitet e ’90-ta, ai ngriti zërin kundër represionit të vazhdueshëm të regjimit serb ndaj popullit shqiptar dhe solli në Kongresin amerikan dëshmi për gjendjen në Kosovë, duke kërkuar ndërhyrje të SHBA-së për ndaljen e dhunës”, theksoi Gashi.

Ajo përfundoi se figura e Engelit do të mbetet simbol i përhershëm i mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën dhe i miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram