Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëFSK dërgon ekip në Gaza për vlerësim paraprak të misionit paqeruajtës

FSK dërgon ekip në Gaza për vlerësim paraprak të misionit paqeruajtës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojnë edhe pjesëtarë e FSK-së në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi në Facebook, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e ka dërguar një ekip me qëllim vlerësimin paraprak të terrenit dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit të kontingjentit të FSK-së në kuadër të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet përgjegjëse për administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila funksionon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Në këto takime është diskutuar për integrimin e kontingjentit të FSK-së, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta dhe koordinimin e mbështetjes logjistike për misionin.

FSK ka ritheksuar përkushtimin e saj për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram