Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëNagavci: Edhe sonte presim tri propozimet për president nga PDK e LDK

Nagavci: Edhe sonte presim tri propozimet për president nga PDK e LDK

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se ky subjekt politik pret nga dy subjektet opozitare, PDK dhe LDK edhe sonte që t’i japin propozimet konkrete karshi ofertës së tyre për presidentin konsensual.

Nagavci në një postim në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar.

“Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikues. Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka kërkuar që këto dy parti t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës, në mënyrë që qytetarëve t’i ofrohet stabiliteti institucional, që siç është shprehur ajo, vendi e meriton.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram