Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, pas një rasti të raportuar më 23 prill 2026 në kryeqytet.
Sipas njoftimit, njësitet hetimore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke arritur që përmes punës operative të identifikojnë dhe prangosin të dyshuarin.
Bëhet fjalë për R.K., 23 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili pas intervistimit në prani të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia bënë të ditur se pas përfundimit të procedurave hetimore, sendet e vjedhura janë kthyer te pronari.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

