Me votimin e emërimit të drejtorëve të Bordit të AKP-së, është përmbyllur seanca e jashtëzakonshme plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Për emërimin e Bordit të AKP-së votuan për 59 deputetë, 3 kundër dhe 3 abstenime.
Hekuran Nikçi është zgjedhur kryesues i bordit të AKP-së, ndërsa anëtarë: Blerina Batusha-Xërxa, Mirsia Kaja, Berat Isa, Arbër Gorani, Atdhe Hykolli dhe Feim Kelmendi.

