Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëHamza: Osmani mund të zgjidhet presidente me votat e LDK-së e VV-së

Hamza: Osmani mund të zgjidhet presidente me votat e LDK-së e VV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se kjo parti ka dhënë opsionet e veta për të gjetur zgjidhje.

“Ne kemi dhënë opsionet tona për të gjetur zgjidhje. Kemi dhënë marrëveshje politike, nuk është marrë në konsideratë, nuk kemi vendosur vija të kuqe. Kemi pasur përkrahje për emër konsensual”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do ta votonin Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, ai tha se ajo mund të zgjidhet edhe pa votat e këtij subjekti politik.

“Po që se LDK-ja e sjell Vjosa Osmanin dhe zonja Osmani është kandidate për Presidente, mund të zgjidhet me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndoshta edhe deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram