Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëMinistria e Mbrojtjes shënon Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës

Ministria e Mbrojtjes shënon Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës

Në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është shënuar Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës, ku u organizua pritje zyrtare për ushtarakët dhe zyrtarët e ministrisë dhe të FSK-së nga ky komunitet.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Enis Kervan, ndau mirënjohje për pjesëtarët e komunitetit turk që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Turqia në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, atasheu i mbrojtjes Adem Türk, zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë të NALT-it.

Ministri Maqedonci vlerësoi miqësinë e Kosovës me Turqinë dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit turk në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe zhvillimin shoqëror e institucional, duke theksuar se bashkëjetesa dhe harmonizimi mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është aset i çmuar për shoqërinë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOfficialMFSRKS%2Fposts%2Fpfbid0qnqzzSLe2T4PNY5BdrNf5TL7vmzj2QAC7MtwPRuYSYXjMNCY3Q7JExUop914EQqgl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram