Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëJeta Statovci i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Jeta Statovci i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Ish-deputetja nga radhët e koalicionit LVV-Guxo, Jeta Statovci i është bashkuar rrugëtimit politik të ish-presidentes, Vjosa Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në Facebook.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara”, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se ato i ka bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta.

“Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka shtuar Osmani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram