Dy persona të dyshuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” janë paraqitur në polici në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti dyshohet të lidhet me periudhën 2024–2025 dhe ka ndodhur në lagjen Qëndresa në Prishtinë.
“Më 13.05.2026, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë paraqitur në stacion policor së bashku me avokatët e tyre, pasi kishin qenë të kërkuar më herët lidhur me këtë rast dhe ndaj tyre kishte qenë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

