Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Vushtrri, nën dyshimin për veprën penale kanosje.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, ku i dyshuari ka kanosur prokurorin e rastit gjyqësor.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore.

