Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq

Policia e rajonit të Prishtinës, përkatësisht njësiti i hetimeve në Obiliq, ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarve është kryer nën dyshimin se ata janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 12.05.2026, në rrugën “17 Shkurti” në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku nga një depo e një punëtorie është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

Pas veprimeve hetimore dhe operacionale të ndërmarra nga njësiti i hetimeve të stacionit policor në Obiliq, është bërë identifikimi dhe arrestimi i tre të dyshuarve.

Të arrestuarit janë: F. B., 26 vjeç; A. K., 22 vjeç; dhe R. H., 34 vjeç, të gjithë meshkuj.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurat e mëtejme hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram