Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovë58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2546 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 34 persona, 21 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram