Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëKomisionerja Kos:Anëtarësimi i Kosovës në BE varet nga reformat dhe dialogu

Komisionerja Kos:Anëtarësimi i Kosovës në BE varet nga reformat dhe dialogu

Marta Kos, Komisiorja Evropiane për Zgjerim, ka thënë se koha kur do të ndodh anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian ndërlidhet me suksesin që duhet të dëshmojë në zbatimin e reformave dhe dialogun me Serbinë.

“Sigurisht që ka vend për Kosovën në Bashkimin Europian dhe në procesin e anëtarësimit. Zakonisht ne nuk punojmë me data, por në varësi të përparimit dhe mënyrës sa më të suksesshme të mundshme, do të jemi në gjendje të fillojmë negociatat, negociatat e vërteta. Sa më e suksesshme do të jetë Kosova në zbatimin e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun Beograd-Prishtinë, më të mëdha janë shanset që të nisin negociatat. Negociatat e vërteta. Pra, kjo është pjesa politike”, tha ajo në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Kos potencoi që përtej pjesës së negociatave teknike, procesi i anëtarësimit lidhet me marrëdhëniet me shtetet anëtare të BE-së.

“Thirrja ime për veprim ndaj çdo vendi kandidat është që të angazhohet edhe me shtetet anëtare dhe atëherë kjo mund të ndodhë. Prandaj nuk mund t’ju jap një vit të caktuar, por jam 100% e sigurt dhe do të punoj pa u lodhur për qëllimin që ta afroj Kosovën gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian”, tha komisionerja në Prishtinë.

‘Nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën’

Kos tha se ndikim te shtyrja e anëtarësimit kanë pasur çështjet e sigurisë. Ajo theksoi se s’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën.

“Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një tabloje më të madhe, arsye pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim. Ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë, me të qenit bashkë, me bashkëpunimin rajonal që e përmendët edhe ju, dhe sigurisht edhe përmes integrimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur Kos.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram