Një grua rreth 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, më 26.05.2026, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se një person i gjinisë femërore është pa shenja jete në rrugën ‘Halim Spahija’ në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, femër e moshës rreth 60-vjeçare”, tha Veseli.
Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve, shefi i ndërrimit dhe njësia e hetimeve rajonale.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen. Për informata tjera do të njoftoheni me raportet vijuese”, tha Veseli.

