Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK kundër Prokurorisë: Po sulmohet e vërteta historike

OVL-UÇK kundër Prokurorisë: Po sulmohet e vërteta historike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të Prokurorisë Speciale për të diskredituar dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dëshmuar për Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se etiketimi i figurave ndërkombëtare si të njëanshme apo të pabesueshme përbën shmangie nga argumentimi ligjor dhe kalim në, siç thuhet, “armiqësi politike dhe absurditet profesional”.

Sipas OVL-UÇK-së, dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kanë trilluar ngjarje, por kanë dëshmuar atë që, sipas tyre, është parë dhe njohur gjerësisht nga opinioni botëror – se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë kundër shtypjes jugosllave, me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.

“Sulmi ndaj atyre që qëndruan pranë Kosovës në momentet vendimtare është sulm ndaj vetë historisë që solli lirinë”, thuhet në reagim.

Tutje, OVL-UÇK vlerëson se qasja e Prokurorisë Speciale reflekton mungesë të argumenteve përballë fakteve dhe përpjekje për të ndikuar në rrjedhën e procesit.

Organizata u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të trajtojnë, siç thuhet, këto veprime me seriozitet dhe të bazojnë vendimmarrjen në prova, e jo në qëndrime politike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram