Friday, May 29, 2026
HomeKulturëDalin zbulime të reja në qytetin antik të Amantias

Dalin zbulime të reja në qytetin antik të Amantias

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se kanë përfunduar gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Amantias, të cilat kanë sjellë zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik.

Sipas tij, gërmimet e zhvilluara nga DRTK Vlorë dhe IKTK kanë nxjerrë në dritë një godinë antike në zonën e agorasë, si dhe të dhëna të reja mbi fortifikimin e qytetit të poshtëm.

Ai thekson se këto gjetje dëshmojnë vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimit të Amantias nga shekulli III p.e.s. deri në shekullin VI e.s.

“Kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese që synojnë ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore”, shkroi Gonxhja në Facebook. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fblendigonxhja.al%2Fposts%2Fpfbid0WWLL29hzxy3Dde6rpxE769PA3FqkYB6uvChUw95JHAeURMWXZm5DqfenkKEbKPqhl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram