Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëLVV mban tubim në Kamenicë, prezantohen projektet për zhvillimin e komunës

LVV mban tubim në Kamenicë, prezantohen projektet për zhvillimin e komunës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Kamenicë, ku u prezantuan zotime dhe projekte të planifikuara për mandatin e ardhshëm.

Në këtë aktivitet, amfiteatri i sheshit “Metush Krasniqi” u mbush me qytetarë, ndërsa tubimi u hap nga kryetari i komunës, Kadri Rrahimaj, i cili vlerësoi mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë. Albin Kurti.

Kurti, gjatë fjalimit të tij, foli për projektet që janë realizuar dhe ato që, sipas tij, do të ndryshojnë zhvillimin e Kamenicës. Ndër to përmendi stadiumin e atletikës me vlerë 3.5 milionë euro, rrugën përgjatë brezit kufitar me vlerë 12 milionë euro, si dhe investime në infrastrukturën arsimore dhe çerdhe.

Ai po ashtu theksoi projekte të tjera si rruga Kamenicë–Crep, stadiumi i ri i qytetit, diga në Desivojcë, banimi social dhe ngrohtorja e qytetit me biomasë.

Sipas tij, këto projekte do ta transformojnë komunën dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Në fund të tubimit u kërkua mbështetje për listën zgjedhore, duke u theksuar se vota për numrin 116 është votë për vazhdimin e projekteve dhe zhvillimit në Kamenicë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram