Sunday, May 31, 2026
HomeSportKosova humbet miqësoren me Çekinë

Kosova humbet miqësoren me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në udhëtim nga Çekia me rezultat 2-1, në miqësoren e zhvilluar të dielën pasdite në Pragë.

Skuadra vendase e nisi më mirë takimin, duke krijuar epërsi të hershme në pjesën e parë. Ladra (12’) hapi rezultatin për 1-0, ndërsa Hlozek (32’) dyfishoi avantazhin për Çekinë, që dominoi fraksionin e parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Kosova u paraqit më organizuar dhe rriti presionin në drejtim të portës kundërshtare, duke kërkuar rikthimin në rezultat. Përpjekjet u konkretizuan në minutën e 81-të, kur Emerllahu ngushtoi shifrat në 2-1.

Pavarësisht rasteve në fund të ndeshjes, “Dardanët” nuk arritën të barazonin rezultatin, duke e mbyllur sfidën me disfatë minimale.

Pas kësaj miqësoreje, Kosova do të rikthehet në fushë më 7 qershor, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Andorrën në një tjetër ndeshje miqësore.

Shënon Emerllahu, Kosova ngushton rezultatin ndaj Çekisë

(E përditësuar, 17:44) Kombëtarja e Kosovës e ka ngushtuar rezultatin në duel me Çekinë në 2-1.

Çekët dhe Dardanët po luajnë në Pragë në një ndeshje miqësore.

Futbollistët e Kombëtares sonë, në pjesëlojën e dytë vazhdimisht e kërkuan rrugën e golit të cilin e gjetën përmes Emerllahut në minutën e 81-të.

Mbyllet pjesa e parë, Çekia po dominon ndaj Kosovës

(E përditësuar, 16:52) Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Çekisë dhe Kosovës.

Çekët dhe Dardanët po luajnë në Pragë në një ndeshje miqësore.

Në fraksionin e parë të kësaj sfidë, Çekët ishin më të mirë duke shënuar dy gola. Fillimisht Ladra (12’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar çekët në avantazh prej 1-0, derisa Hlozek (32’), realizoi për rezultatin 2-0.

Çekia realizon edhe golin e dytë

(E përditësuar, 16:37) Çekia e ka dyfishuar epërsinë ndaj Kosovës.

Çekët dhe Dardanët po luajnë në Pragë në një ndeshje miqësore.

Hlozek (32’) realizoi për rezultatin 2-0.

Çekia kalon në epërsi

(E përditësuar, 16:18) Çekia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Çekët dhe Dardanët po luajnë në Pragë në një ndeshje miqësore.

Ladra (12’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar çekët në avantazh prej 1-0.

Nis miqësorja Çeki-Kosovë

Ka startuar miqësorja mes Çekisë dhe Kosovës, ndeshje që po luhet në ‘Epet ‘Arena’ të Pragës.

Kjo sfidë është një test i rëndësishme për përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisi në muajin shtator.

Strategu gjerman dje në konferencën e fundit për media, kishte deklaruar se “në ndeshje me Çekinë kërkon fitore”.

Pas sfidës me Çekinë, Kosova më 7 qershor në ‘Fadil Vokrri’ kundër Andorrës do të luajë miqësoren e radhës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram