Nga Imer Hysa
Vetëm 30 km larg kryeqytetit, 20 km larg aeroportit kombëtar dhe 45 km larg portit detar kryesor në vend ndodhet parajsa turistike Kurbin.
Jo vetëm Historia dhe qëndresa heroike e ndritur, jo vetëm vendet e shenjta, as vetëm fakti se është kryqëzimi kryesor i rrugëve që lidhin jugun e Shqipërisë me veriun, verilindjen dhe veriperëndimin, por edhe mrekullitë natyrore si lagunat, gotullat, lumenjtë, bjeshkët, ullishtat, gështenjat, selvitë, doket, harmonia njerëzore dhe bashkëjetesa, zakonet, mikpritja, ushqimet e bëjnë të veçantë këtë vend të begatë.
Sot “Leviz Albania” një organizatë jo qeveritare që operon në Shqipëri me mbështetje nga qeveria zvicerane dhe që promovon turizmin ishte pikërisht në Lumin Mat në Kurbin.
Me Inisiativën e djalit kurbinas Besnik Hidri menaxher i këtij projekti tërhiqet vëmëndja që Mati të mos harrohet por të jetë pikë turistike.
Eshte ai lumë që nga Skuraj deri në grykderdhjen në detë ka qenë lumë ku kurbinasit në ditët verore bënin plazh.
Eshtë pikërisht ky lumë që dikur punonjësit e ambasadave të akredituara në Shqipëri kalonin orë të mrekullueshme në brigjet e tij në Skuraj.
Gjallëria që i dhanë dhjetra të rinj përmes inisiativës “të mbajmë lumenjtë pastër” dhe demostrimi me kanoe në ujrat kristal të këtij lumi ishin mbresëlënëse dhe flet qartë që ky lumë është një atraksion i rëndësishëm për turizëm.
Ju faleminderit që më nderuat me ftesën tuaj si i ftuar special në këtë aktivitet mbresëlënës.
Ju uroj suksese pa fund në misionin tuaj fisnik të promovimit të turizmit shqiptar.

