Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeBotëVjedhje spektakolare në Limasol, zhduken bizhuteri me vlerë gati 10 milionë euro

Vjedhje spektakolare në Limasol, zhduken bizhuteri me vlerë gati 10 milionë euro

Autoritetet në Limasol po hetojnë një rast të vjedhjes së bizhuterive me vlerë gati 10 milionë euro . Një burrë 54-vjeçar, i cili ishte ngarkuar me gjetjen e blerësve për bizhuteritë, dyshohet se është “zhdukur” së bashku me sendet me vlerë dhe tani kërkohet nga autoritetet me një urdhër arresti.

Viktima e vjedhjes është një biznesmen 57-vjeçar, pronar i një kompanie prodhimi bizhuterish të çmuara jashtë vendit.

Sipas mediave qipriote, biznesmeni u takua me 54-vjeçarin (me të cilin kishte punuar në të kaluarën) dhe i dorëzoi bizhuteritë, me qëllim që ky i fundit të gjente blerës. Të dy burrat madje nënshkruan një marrëveshje me shkrim.Të hënën në mbrëmje, ishte planifikuar një takim me 54-vjeçarin, por ai nuk u paraqit në takim .

Pronari i kompanisë është përpjekur vazhdimisht ta kontaktojë atë, por 54-vjeçari mbetet i zhdukur, ndërsa hetimet për ta gjetur atë dhe bizhuteritë janë në kulmin e tyre.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram