Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëDita e Sigurisë Publike në Bondsteel, fëmijët mësojnë për sigurinë

Dita e Sigurisë Publike në Bondsteel, fëmijët mësojnë për sigurinë

Nxënësit e kopshtit “Mother Cabrini” nga Prizreni kanë vizituar Kampin Bondsteel gjatë një aktiviteti të Ditës së Sigurisë Publike, të organizuar nga Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë.

Në këtë aktivitet, u prezantuan para fëmijëve rolet dhe detyrat e KFOR-it në kuadër të sigurisë publike.

Sipas njoftimit, përmes demonstrimeve praktike dhe ekspozitave interaktive, fëmijët patën mundësi të njihen nga afër me profesionet dhe institucionet që kontribuojnë në siguri dhe rend.

Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla synojnë të ndihmojnë fëmijët të familjarizohen me procedurat bazë të reagimit në raste emergjente dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet lokale në Kosovë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid02X7Hc1YZL3d6Sf4VQuNGmrsTgRP7D8mfKHJZXNNV8EffKTxgt2ndJQdnMLMYkAPHSl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram