Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Zgjedhjet na u imponuan, po presim rezultatet përfundimtare

Kurti: Zgjedhjet na u imponuan, po presim rezultatet përfundimtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare nuk ishin dëshirë e qeverisë së tij, por se ato iu imponuan.

Në një intervistë për gazetën austriake Die Presse, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sërish forca më e madhe politike në vend, pavarësisht rënies së mbështetjes krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Zgjedhjet na u imponuan. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në epërsi. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por kjo ende nuk përfshin votat e diasporës”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se është në pritje të rezultateve përfundimtare zgjedhore, pas së cilave do të zhvillohen bisedime me partitë e tjera politike për formimin e institucioneve të reja.

“Po presim rezultatet përfundimtare dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë e tjera”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se edhe gjatë mandatit të kaluar qeveria e udhëhequr prej tij kishte përfshirë përfaqësues të të gjitha komuniteteve etnike dhe shtoi se pret që kjo qasje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Herën e fundit, qeveria jonë përfshinte gjithashtu përfaqësues nga të gjitha grupet etnike. Dhe jam i sigurt se kjo do të mbetet kështu”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram