Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëNjë i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në...

Një i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Lipjan

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 22:00.

Ajo tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram