Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëVdes Sahit Jashari, bashkëluftëtar i hershëm i Adem Jasharit

Vdes Sahit Jashari, bashkëluftëtar i hershëm i Adem Jasharit

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka ndërruar jetë Sahit Jashari, një ndër bashkëluftëtarët më të hershëm të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe një nga themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jeta dhe veprimtaria e Sahit Jasharit janë të lidhura ngushtë me periudhat më të rëndësishme të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. Si pjesë e gjeneratës së parë të luftëtarëve të UÇK-së, ai dha kontribut të çmuar në rrugën e lirisë dhe të çlirimit të vendit, duke mbetur gjithmonë shembull i përkushtimit, guximit dhe atdhedashurisë”, theksohet në njoftim.

Komuna ka vlerësuar se ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen Jashari, bashkëluftëtarët, Skenderajn dhe gjithë Kosovën.

Në njoftim po ashtu thuhet se ceremonia mortore do të organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ndërsa detajet do të bëhen të ditura më vonë. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKomunaSkenderaj%2Fposts%2Fpfbid0URt7kNUCQWcXL5TFYWrLYv5KgQd6SAtc8GkQShTvVTNTUqiRR24VEns3jeLZC3YDl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram