Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëSelimi mohon akuzat për spiunazh, prokuroria kërkon shpalljen e tij fajtor

Selimi mohon akuzat për spiunazh, prokuroria kërkon shpalljen e tij fajtor

I akuzuari për spiunazh, Hysri Selimi, mohoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë akuzat se për vite me radhë i kishte dhënë informacione Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, BIA. Ndërkohë, Prokuroria insistoi se provat dëshmojnë fajësinë e tij dhe kërkoi shpalljen e tij fajtor, ndërsa gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim psikiatrik të të akuzuarit.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten doli i akuzuari për spiunazh, Hysri Selimi, i cili pretendohet se nga viti 2009 e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, i ka dhënë informacione Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë të njohur si BIA për veprimtarinë e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës, personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri.

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor, i akuzuari mohoi të gjitha akuzat, duke thënë se të gjitha veprimet i ka bërë me urdhër të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Çdo gjë që kam mund me përgjua ia kam raportua çdo mbrëmje AKI-së. Para se mu nis në mëngjes e kanë ditë ku po shkoj, në cilin hotel shkoj, pos të hollave që mi kanë dhanë, mi kanë dhanë edhe pajisjet edhe udhëzimet çka me fol edhe si me luajt rolin e një agjenti të fshehtë të AKI-së. Unë mendoj që e kom kryer punën me sukses, e kom kryer misionin me sukses edhe kurrë një herë në jetë si kam bërë dëm shtetit tim”, tha Hysri Selimi, i akuzuar.

Këto i ka kundërshtuar prokurori Bekim Kodraliu, i cili ka kërkuar dënimin e të akuzuarit.

“Pas administrimit të të gjitha provave që janë dorëzuar te ju do të vërtetohet në plotni dhe pa asnjë mëdyshje se i pandehuri Hyzri Selimi ka kryer veprën për të cilën akuzohet, andaj propozoj të procedoni tutje në shqyrtim gjyqësor dhe pas administrimit të provave ta shpallni fajtor dhe ta dënoni sipas Kodit Penal”, tha Bekim Kodraliu, prokuror.

Ndërkaq, mbrojtja e të akuzuarit kërkoi që atij t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik për gjendjen mendore, kërkesë e cila u refuzua nga trupi gjykues.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram