Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëGjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut

Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut

Zv/komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), brigadieri gjeneral Federico Collina, ka marrë pjesë në një aktivitet për dhurim gjaku të mbajtur në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut.

Në njoftim thuhet se ky aktivitet është organizuar nga Qendra e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, me mbështetjen e Njësisë së Përbashkët Mjekësore të KFOR-it dhe Ekipit të Ndërlidhjes dhe Monitorimit.

Sipas KFOR-it, iniciativa të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të misionit për bashkëpunim me institucionet dhe partnerët lokalë në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid02KcfnEvwCxRo43uqonTc1odqVQKnmD6zNpVxHduiDYx9853oPwY7yy5WL6R74aJCrl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram