Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëKuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për 27-vjetorin e çlirimit të qyteti

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për 27-vjetorin e çlirimit të qyteti

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të hënën një seancë solemne me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Gjilanit. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, të institucioneve të sigurisë, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Në fjalën e saj, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, theksoi rëndësinë historike të 15 qershorit, duke e cilësuar atë si ditën kur Gjilani dhe Kosova nisën një kapitull të ri të lirisë, shpresës dhe dinjitetit njerëzor.

Ajo tha se liria e gëzuar sot është rezultat i sakrificës së dëshmorëve, martirëve dhe luftëtarëve të lirisë, të cilët me përkushtim dhe guxim kontribuan për të ardhmen e vendit. Latifi-Kqiku shprehu mirënjohje për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe të gjithë ata që dhanë kontribut në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

“Gjilani ka qenë dhe mbetet qytet i qëndresës, patriotizmit dhe vlerave kombëtare. Bijtë dhe bijat e këtij qyteti dhanë kontribut të çmuar në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetndërtimit, prandaj kjo është një ditë krenarie për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, u shpreh ajo.

Mesazhe përkujtimore gjatë seancës solemne dhanë edhe Ahmet Isufi, Ismet Sylejmani, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin Komunal: Shpend Nuhiu, Sami Ahmeti dhe Bujar Nevzadi.

Seanca solemne u mbajt në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, një datë që përkujton fundin e luftës dhe fillimin e një periudhe të re për qytetin dhe vendin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram