Sunday, August 2, 2026
HomeLajmeKosovëPlagosja në Podujevë: Policia bastis shtëpitë e të dyshuarve, gjen armë

Plagosja në Podujevë: Policia bastis shtëpitë e të dyshuarve, gjen armë

Policia e Kosovës përveç armëve të zjarrit të sekuestruar në vendin e plagosjes së katër personave pas përleshjes në Podujevë, ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarve duke gjetur dhjetëra armë zjarri.

“Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendngjarje Policia ka sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja. Nga ky rast që ndodhi dje rreth orës 13:40 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të plagosur katër persona, tre të përfshirë në rast e njëri kalimtar rasti.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake”, thuhej në njoftimin e djeshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram