Saturday, July 4, 2026
HomeStilModëVeshja e Due Lipe duket mjaft e zakonshme por ajo ka aksesorë...

Veshja e Due Lipe duket mjaft e zakonshme por ajo ka aksesorë me vlerë 50,000 dollarë

Pas një spektakli tre-ditor dasme në Siçili me bashkëshortin e saj Callum Turner, si dhe disa ditëve të kaluara së bashku duke eksploruar Italinë, duke bërë banjë dielli dhe duke shijuar ushqimin, këngëtarja u shfaq në New York, në studion e famshme Electric Lady. Hiti i verës së vitit 2027 duket se është në horizont.

Edhe pse hyri në studio një ditë më parë me një kombinim të bardhë të frymëzuar nga estetika “nuse”, këtë herë ajo u pa duke u larguar me një veshje që më shumë të kujtonte një pushim në qytet sesa një kthim në punë. Lipa mbante veshur një bluzë me mëngë të gjata me skica Ann Demeulemeester dhe pantallona të shkurtra xhins të grisura Polo Ralph Lauren, me një kapuç të kthyer mbrapsht nga marka britanike e veshjeve të rrugës Palace.

profimedia-1113842200

Për aksesorë mode, ajo mbante një çantë të zezë Chanel Maxi Flap me çmim 9,300 dollarë, një rrip Celine në stilin perëndimor (580 dollarë) dhe një orë ari Bulgari Serpenti Seduttori me çmim 38,200 dollarë. Në këmbë mbante veshur balerina Chanel ngjyrë burgundy me logon C blu të ndërthurur, të cilat kushtonin rreth 1,225 dollarë. Dhe, sigurisht, unazën e saj të personalizuar të fejesës Eera që ia dhuroi Turner.

profimedia-1113842196

Edhe pse sandalet janë zakonisht zgjedhja e parë e këpucëve për muajt e ngrohtë, Dua Lipa i është bashkuar yjeve si Zendaya që veshin 
balerin me veshje verore . Balerina ofron të njëjtën lehtësi dhe hapje si sandalet, por në të njëjtën kohë mbron këmbët nga ndikimet e jashtme gjatë ecjes në New York.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram