Wednesday, July 8, 2026
HomeEkonomiKorrje-shirjet e grurit në Suharekë, rendimente të kënaqshme

Korrje-shirjet e grurit në Suharekë, rendimente të kënaqshme

Korrja e grurit në Komunën e Suharekës po zhvillohet me rendimente të kënaqshme, pavarësisht sfidave që shoqëruan sezonin e mbjelljeve. Fermerët thonë se prodhimi këtë vit është i mirë, por ankohen se çmimi i grurit mbetet i ulët dhe nuk i mbulon kostot e prodhimit.

Fermeri Murat Krasniqi ka të mbjellë 20 hektarë tokë bujqësore të marra me qira me grurë, ndërsa, thotë se ky vit kishte mjaft sfida por në fund rendimenti duket i mirë.

“Ky vit ka qenë shumë i vështirë se një herë kishtë lagështi që na ka mundu shumë deri kur e kemimbjellë me vonesa mirëpo rendimenti tash po shihet pak. rendimenti duhet me qenë mbi pesë mij kilogram hektari. E kam bleru dy herë në pranverë dhe e kam bë spërktajen plus edhe një herë kam shku me urea langë dhe ushqim”, tha ai.

Drejtori i bujqësisë në komunën e Suharekës, Armend Krasniqi, thotë se fermerët kanë ndjekur këshillat e ekspertëve të bujqësisë, ndërsa varietetet e grurit i kanë zgjedhur sipas dëshirës. Fara është importuar nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Varietetet kryesishtë janë të importuara ga Koracia Italia dhe vendet e tjera të bashkimit Evoprian ku rendimentet e këtij viti që po shihen në terren janë të mira dhe shumë fermerë apo shumë ferma në të cilat kemi vizituar ky rendiment po shkonë mbi pesë ton dhe është rendiment jashtëzakonishtë i kënaqshëm deri nëkëto momentë”, pohoi ai.

Për të korrur një hektar me grurë kompanitë kontraktore po marrin nga fermerët 130 euro, çmim ky i vendosur me marrëveshje.

“Sipas marrëveshjes pronarit kombanjerit edhe komunës që e ka përcaktu p.sh.130 euro për hektar. I kemi tri autokombaja dy kombaja i kemi me freza për të lidhur kashtën urse tjetra është sipas nevojës. Rendimentet sivjet janë shumë të mira ka shku në deri në gjashtë mijë killa nëhektarë”, theksoi Adem Zogjani, autokombanjer.

Edhe këtë vit fermerët ankohen për çmimin e ulët të grurit i cili shkon vetëm 18 centë për kilogram, për të cilin kultivuesit thonë se është paleverdishëm. Korrja dhe shirja e grurit në Suharekës pritet të përfundojë në javën e dytë të muajit korrik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram