Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë ndërhyrjes së tyre.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 16:50, kur i dyshuari, fillimisht ka hedhur sprej ndaj policëve dhe më pas i ka sulmuar fizikisht.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë dhe vetë i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
“Si prova materiale lidhur me rastin janë gjetur dhe konfiskuar: dy sprej dhe një thikë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

