Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.
Ministri në detyrë, Andin Hoti, ka bërë të ditur se ky ndryshim synon forcimin e mbikëqyrjes inspektuese përmes dokumentimit në kohë reale, rritjes së transparencës dhe monitorimit më efikas të punës në terren.
Sipas njoftimit, paralelisht do të nisë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve për mbështetjen e inspektimeve në kantiere dhe vende pune me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Hoti ka bërë të ditur gjithashtu se do të forcohet koordinimi ndërinstitucional, me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe një mbikëqyrje më parandaluese të institucioneve përgjegjëse.


