Forcat Ajrore Ukrainase njoftuan të mërkurën se një nga avionët e tyre luftarakë F-16 ishte rrëzuar dhe piloti u nxor me sukses në ajër dhe është shëndoshë e mirë, raporton Reuters .Një deklaratë zyrtare nga Forcat Ajrore në Telegram thotë se avioni po kryente një mision në vijën e frontit me qëllim kapjen e objektivave ruse në ajër kur pësoi një defekt teknik.
Piloti u gjet gjallë e mirë dhe u transportua në një strukturë mjekësore për ekzaminim, ndërsa ekspertët në vendin e rrëzimit po përcaktojnë rrethanat e aksidentit.
Ukraina deri më tani ka marrë avionë F-16 të prodhuar në SHBA nga disa anëtarë të NATO-s, përfshirë Holandën dhe Danimarkën.

