Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovë108 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 1809 gjoba

108 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 1809 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 34 aksidente me të lënduar dhe 74 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1809 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 17 persona, 12 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram