Tuesday, August 4, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me letërarrestim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me letërarrestim ndërkombëtar

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot nga Zvicra në Kosovë, pasi kërkohej me letërarrestim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar më 4 gusht 2026 ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet K.B.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore”, thuhet në njoftim. 

Policia e Kosovës theksoi se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram